Këngëtarja e re e “America’s Got Talent” vdes në moshën 23 vjeçare

Mediale Vip

Këngëtarja e re e “America’s Got Talent” vdes në moshën 23 vjeçare

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:51
Skilyr Hicks

Skilyr Hicks, ish konkurrente e spektaklit të talenteve muzikore “America’s Got Talent” në SHBA, është gjetur e vdekur në shtëpinë e një shoqeje të hënën, njoftonin mediat vendase.

Ajo ishte 23 vjeçe.

“Ajo do të vazhdojë të jetojë me anë të muzikës së saj,” tha nëna e saj Jodi për rrjetin TMZ, ku u njoftua fillimisht ngjarja.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat Hicks humbi jetën, por nëna e saj kishte pranuar se e bija vuante nga abuzimi me substancat dhe problemet e shëndetit mendor.

Hicks ka performuar në sezonin e 8-të të konkursit të njohur të talenteve në rrjetin NBC, në vitin 2013 kur ishte vetëm 14 vjeçe.

Ajo kishte kaluar në raundin e dytë të spektaklit, por u eliminua para raundit të performacave ‘live’.

Hicks lë pas nënën dhe katër vëllezërit e motrat e saj.

Kenga e shkruar per te atin

Në “America’s Got Talent” Hicks kishte konkuruar me një këngë të vetën, ndërsa i kishte treguar gjykatësve për humbjen e babait të saj disa vjet më herët, duke thënë:

“Ai kishte marrë disa vendime të këqija ne jete dhe unë nuk e kisha takuar prej disa vitesh … por pas funeralit të tij shkrova këngën time të parë”.

Pas performancës ku Hicks shoqëronte veten me kitarë, gjykatësi Mandel i tha se ishte “frymëzim për kombin,” dhe të katërt gjykatësit votuan për ta mbajtur në shfaqje.

E ndjera u eliminua më vonë para raundit të performacës live.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat