Interpretonte shtatzënë në film, Keira Knightley rrëfen vështirësitë: Isha në agoni

Mediale Vip

Interpretonte shtatzënë në film, Keira Knightley rrëfen vështirësitë: Isha në agoni

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Keira Knightley

Keira Knightley e ka përshkruar shtatzëninë e saj të dytë si "ferr" për shkak se vuante nga dhimbjet e nervit shiatik në atë kohë.

Megjithatë, aktorja zbuloi se kjo e frymëzoi të pranonte rolin në filmin e Krishtlindjeve, “Silent Night”.

Filmi u xhirua në shkurt të vitit 2019 dhe ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj Delilah dhe vuante nga dhimbjet në këmbë.

"Ne e filmuam atë përpara Covid-it dhe unë isha shtatzënë me vajzën time të dytë [kur lexova skenarin]. Kishte qenë një shtatzëni e tmerrshme," -tha ajo për Stylist Magazine.

Keira pranoi se ajo luftoi me dhimbjet e nervit shiatik, pasi kishte të përziera për gjashtë muaj me radhë.

“Kisha të përziera për gjashtë muaj. Kisha disa javë kur u ndjeva mirë, por më pas pata dhimbje të nervit shiatik, kështu që isha në agoni dhe isha me të vërtetë e zemëruar, gjendje hormonale”.

Megjithatë, ajo ia doli si një profesioniste e vërtetë ta çonte deri në fund interpretimin e saj në “Silent Night”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat