Adriana e bindur në fitoren e Arjolës, del kundër banorëve të BBV

Mediale Vip

Adriana e bindur në fitoren e Arjolës, del kundër banorëve të BBV

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 09:16
Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri

Adriana Matoshi është e bindur në fitoren e Arjola Demirit në Big Brother VIP.

Këtë deklaratë aktorja e bëri përmes një videoje të banorëve të cilët flisnin për Arjolën, të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Donaldi, Beatrix dhe Einxhel folën për Arjolën pa prezencën e saj dhe kjo nuk i pëlqeu Adrianës, e cila është shoqja e ngushtë e saj.

“Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen”, ka shkruar Adriana ndër të tjera.

Ndërkohë, Matoshi është duke e marrë veten pas operacionit në kokë pak javë më parë.

Image
Fotografia e publikuar nga Adriana Matoshi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat