Kanye do ta ketë të vështirë ta përballojë, Kim zbulon arsyen e divorcit

Mediale Vip

Kanye do ta ketë të vështirë ta përballojë, Kim zbulon arsyen e divorcit

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:15
Kanye West dhe Kim Kardashian

Kim zbuloi se kishte dallime të papajtueshme mes reperit të njohur dhe saj dhe për këtë shkak martesa e tyre u shpërbë në mënyrë të pakthyeshme.

Për të gjithë ata që shpresonin se do të kishte një pajtim mes çiftit të famshëm, yjeve më të njohura në botë Kim Kardashian dhe reperit planetar Kanye West, kemi një lajm të hidhur. Asnjë nga këto!

Kim tani e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë mënyrë për t’u pajtuar me ish-partnerin e saj apo për të përmirësuar martesën e tyre, ende të ligjshme. TMZ shkruan se ylli ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar statusin e saj martesor disa ditë më parë – nga e martuar në jo e martuar.

Ajo dyshohet se nuk ka diskutuar për kujdestarinë dhe ndarjen e pasurisë. Kim zbuloi se kishin dallime të papajtueshme dhe martesa e tyre u shpërbë në mënyrë të parevokueshme.

Ajo gjithashtu tregoi se prej muajsh është përpjekur në çdo mënyrë ta bindë Westin të nënshkruajë dokumentet e divorcit, por pa sukses. “Që nga shkurti  2021, që kur kam bërë kërkesën për divorc, jam përpjekur ta zgjidh këtë çështje, disa herë i kam kërkuar ish-partnerit tim që ta pranojë divorcin, por ai nuk është përgjigjur”, thuhet në dokumentin zyrtar.

Së fundi, ajo shtoi se meriton një mundësi të re për të ndërtuar një jetë tjetër dhe kërkon nga institucionet që ta miratojnë kërkesën e saj për divorc dhe ndryshim të gjendjes martesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat