Einxhel trondit me rrëfimin për nënën e saj: ‘Kam frikë se mos dorëzohet’

Mediale Vip

Einxhel trondit me rrëfimin për nënën e saj: ‘Kam frikë se mos dorëzohet’

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 06:18
Einxhel

 Einxhel ka rrëfyer një detaj shumë tronidës dhe emocionues për jetën e saj.

Ajo ka treguar se për fëmijërinë e saj të lumtur por edhe për një tragjedi e cilandryshoi jetën e personit më të dashur të saj.

Nëna e saj një ditë është rrëzuar gjatë shërbimit të saj në spital, aksident i cili I dëmtoi legenin duke i rrezikuar kështu edhe jetën.

‘’Shoqet e mamit dilnin nga operacioni duke qarë dhe mua atëherë më zuri frika. U pendova për gjithë kohët kur i isha kushtuar vetes duke lënë pas dore atë’’,- tha ajo mes lotësh.

Gjithashtu Einxhel tregoi se përveç këtij aksdienti i cili la gjurmë tek mamaja e saj, një sëmundje gjenetike i është shfaqur duke ia komplikuar më shumë jetën.

‘’Familjarë të saj kanë vuajtur nga Parkinsoni dhe gjithnjë kam pasur frikën se mund të shfaqej edhe tek ajo. Unë vuaj çdo ditë faktin se ajo mund të dorëzohet dhe për këtë arsye ka raste që shmangem sepse nuk e shikoj dot ashtu’’,- shtoi ajo me dhimbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat