“Zgjoi” hyri në garë të ngushtë për “Oscars”, reagon Dua Lipa

Mediale Vip

“Zgjoi” hyri në garë të ngushtë për “Oscars”, reagon Dua Lipa

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Dua Lipa reagon për filmin Zgjoi”

Dua Lipa e ka quajtur lajm fantastik hyrjen e filmit nga Kosova “Zgjoi” në listë të ngushtë për “Oscars 2022”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se ndihet shumë krenare për këtë arritje, dhe se kjo është një mënyrë e mahnitshme për ta përmbyllur vitin.

“Kosova shkon në Oscars 2022!!! Ndihem ekstremisht krenare! Çfarë mënyre e mirë për ta përmbyllur vitin”, ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare.

Dua Lipa e cila është fituese e trefishtë e çmimeve më prestigjioze në muzikë “Grammy” e ka përkrahur vazhdimisht filmin “Zgjoi”. Ajo ka qenë edhe pjesëmarrëse në premierën e filmit në New York, në vjeshtë.

Filmi “Zgjoi” me regji të regjisores nga Kosova, Blerta Basholli ka marrë në shkurt të këtij viti tri çmimet kryesore në festivalin e filmit në “Sundance” – kur edhe dha premierën botërore, ndërkohë që të mërkurën u bë e ditur se ka hyrë në listë të ngushtë për çmimim në akademinë prestigjioze të filmit “Oscars 2022”.

“Zgjoi” shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe të grave nga Krusha e Madhe. Filmi jep rrëfimin e një gruaje që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe për gratë e tjera. Filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e vendit, Shqipërisë, Maqedonisë, Evropës dhe në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat