Një debat i ashpër ka ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku eskaluan aq shumë saqë Big Mama ka kërkuar që të dalë nga shtëpia.
Ajo gjë që e nevrikosi aq shumë Big Mamën ishte se Antonela i tha se e shau në gjuhën serbe.
“Futni një njeri të fëlliqur si ajo në shtëpi. Ajo na ka fyrë të gjithëve. Ajo shkon vë zjarre nëpër të gjithë njerëzit aty. Ti më ke shajt mu serbisht më tha, më degjeneron mu para Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse e shaj shqip. I gjithë populli shqiptarë më njeh cfarë karaketri kam. Vjen një femër e ulët si Antonela, edhe më thotë më shau serbisht”, thotë Big Mama.
Moderatorja Arbana Osmana është duke munduar që ta qetësoj situatën, ndërsa kërkon që mos ta fyejë Antonelën.
Big Mama e quajti Antonelën ‘të paftyrë’, ‘ e kotë’, ‘pamoralshme’.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.