Rona Nishliu dhe Gjon Muharremaj risjellin këngën “Mallëngjimi”

Mediale Vip

Rona Nishliu dhe Gjon Muharremaj risjellin këngën “Mallëngjimi”

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
Rona Nishliu dhe Gjon Muharremaj

Rona Nishliu ka risjell këngën e saj të para disa vitesh “Mallëngjimi”.

Ajo ka bashkuar forcat me kënëgtarin Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik, Gjon’s Tears.

Kënga “Mallëngjimi” është një dedikimi për vendlindjen, dhe dy artistët të njohur për vokalin e tyre, kanë përcjell shumë emocion gjatë interpretimit.

Ndërkohë, kujtojmë që Rona dhe Gjon’s Tears të dy kanë shënuar suksese me pjesëmarrjen në Eurovision.

Rona duke përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj përfaqësoi Zvicrën.

Kënga “Mallëngjimi” tashmë gjendet në kanalin zyrtar në “YouTube”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat