‘Kurrë nuk ke ditur të zësh femër’, menaxheri ‘tallet’ me DJ PM. Ja përgjigja e tij

Mediale Vip

‘Kurrë nuk ke ditur të zësh femër’, menaxheri ‘tallet’ me DJ PM. Ja përgjigja e tij

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:34
Sarah dhe Dj PM

Menaxheri Rinor Hykolli, mik i DJ PM dhe DJ Dagz ka reaguar për ecurinë e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP dhe për marrëdhënien me vajzat.

DJ PM shprehu pëlqimin për Sarën dhe u afrua shumë me të dhe nuk mungoi shkëmbimi i puthjeve apo takimi me babain e saj. Megjithatë, ai la shtëpinë më të famshme në Shqipëri para saj.

Ai dhe DJ Dagz ishin një konkurrent i vetëm, por nga një televotim, publiku zgjodhi që ky i fundit të kthehej sërish në shtëpi. Kjo lumturoi shumë Einxhel, e cila kishte shumë afrimitet me të dhe pas rikthimit në shtëpi, duket se kjo marrëdhënie po forcohet më shumë.

Për këtë, Rinor Hykolli e ka uruar, ndërsa për DJ PM shkroi: “Kurrë s’ke dit të zësh femër”. Artisti e mori me të qeshur dhe iu përgjigj: “Hahah fillestar bir, kadal dal.”

Image
Fotografia e publikuar nga DJ PM
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat