Çfarë i tha Atdheu Antonelës gjatë përballjes

Mediale Vip

Çfarë i tha Atdheu Antonelës gjatë përballjes

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Atdheu dhe Antonela

Antonela mbrëmë u vendos përpara një zgjedhje të vështirë në kutinë e Pandorës.

Asaj iu komunikua nëpërmjet një letre se nëse donte të takonte të motrën dhe të zbulonte gjininë e bebit të saj, duhet që në shtëpi të hynte për përballje një person i përmendur disa herë brenda shtëpisë.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” pa u ngurruar ka pranuar surprizën, bashkë me pasojën e saj.

Në dhomën e surprizave, ishte Atdheu, ku dhe ndodhi përballja tyre që kishte si pikë kyçe marrëdhënien e saj me Arjolën.

“Kam ardhur se e kam ndjerë si obligim, pasi ajo që ka ndodhur brenda shtëpisë është shumë banale. Jam ndjerë në faj sepse nuk ta kam shpjeguar marrëdhënien me Arjolën, që e kam shumë shoqe.

Unë luftoj shumë kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje, por ju po i bëni dhunë psikologjike femra-femrës. Lërini këto konflikte.”

Antonela ka rënë dakord për mënjanimin e konflikteve me Arjolën. Ajo theksoi gjithashtu se me Atdheun ka një miqësi shumë të madhe dhe pse mund të jetë keqinterpretuar nga publiku.

Atdheu ka përshëndetur gjithashtu miken e tij, Arjolën, e cila për situatën ka qëndruar e ftohtë duke thënë se nuk planifikon të jetë shoqe me Antonelën

“Unë nuk kam konflikt me Antonelën, por shoqe nuk mund të bëhem”- ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat