“U takuam në parukeri!”/ Big Mama tregon përballjen me Antonelën pas eleminimit të saj: Kishte frikë, erdhi dhe…

Mediale Vip

“U takuam në parukeri!”/ Big Mama tregon përballjen me Antonelën pas eleminimit të saj: Kishte frikë, erdhi dhe…

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:17
Big Mama 

Ish-banorja e Big Brother Vip, Big Mama ka rrëfyer takimin me Antonela Berishën pas daljes së saj nga shtëpia dhe sherrit të fortë që patën me njera-tjetrën.

Big Mama tregoi se u takuan në parukeri, por nuk patën një bisedë me njëra-tjetrën përveç një ngacmimi që i kishte bërë Antonela. Ajo theksoi se nuk flet më me ish-konkurrenten e Për’Puthen dhe se dëshiron ta mbyllë këtë kapitull pasi nuk do të ketë kurrë shoqëri me të.

“U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri. Ishte një frikë aty në parukeri. Unë e kam mbylluar atë kapitull. Nuk flasim. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur, janë muhabete koti. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeriu i drejtë dhe i sinqertë po shtohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet ashtu siç u dëshmua dje”, tha këngëtarja.

E pyetur nëse mendon se ka ndikuar ajo në eleminimin e Antonelës, Big Mama shprehu se jo dhe shtoi se u ndie mirë që ajo u largua nga reality show.

“Ajo ka gabuar vetë që kam ndikuar unë. Publiku është ai i cili të gjykon dhe të vlerëson. U ndieva pak mirë dje në fakt!”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Big Mama vendosi të largohej nga shtëpia pasi pati një përplasje të fortë me ofendime të rënda në drejtim të Antonelës. Big Mama e mohoi ta ketë sharë në serbisht, por theksoi se kjo akuzë e ka prekur atë në një temë shumë sensitive për shkak të marrëdhënies që kanë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat