Xhemi Shehu e shprehu publikisht urimin për veten e saj për Vitin e Ri

Mediale Vip

Xhemi Shehu e shprehu publikisht urimin për veten e saj për Vitin e Ri

Më: 1 janar 2022 Në ora: 07:45
Xhemi Shehu

Pas bëri një shkëputjeje disi të gjatë nga ekrani, Xhemi Shehu drejtoi edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH duke nxjerrë mallin e publikut që e priste. Ajo ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” ku tregoi sesi ishte kjo eksperiencë.

“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë”, pranoi ajo.

Xhemi nuk mund të mos bënte edhe një urim për gjithë shqiptarët dhe me zë të lartë tha një urim për veten që na habiti pak.

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, tha ajo.

Mesa duket Xhemi nuk ka dëshirë të jetë askund tjetër veçse aty ku u ndërtua gjithë karriera e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat