Marigona dhe Robin celebrojnë dashurinë në event privat

Mediale Vip

Marigona dhe Robin celebrojnë dashurinë në event privat

Më: 4 janar 2022 Në ora: 07:08
Marigona dhe Robin

Pak ditë më parë, e ftuar në Prive, ish-Missi Marigona Krasniqi e pyetur mbi dasmën me boksierin Robin Krasniqi tha se ajo do ndodhë shpejt.

E një ceremoni të bekimit të dashurisë së tyre ata e kanë zhvilluar sot, ditën e tretë të 2022-ës.

Në një ambient privat dekoruar, në prani të një rrethi shumë të kufizuar të familjarëve, Marigona dhe Robin kanë celebruar dashurinë e tyre e cila evoloi shpejt.

Image
Foto nga celebrimi

Nuk dihet nëse na pret një dasmë tradicionale ku bukuroshen do e shohim me fustanin klasik të bardhë apo ata i kanë vënë pikën me darkën e sotme.

Image
Foto nga celebrimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat