Ariana, ish e dashura e Dagz thyen heshtjen dhe s’mund të ishte më direkte se kaq

Mediale Vip

Ariana, ish e dashura e Dagz thyen heshtjen dhe s’mund të ishte më direkte se kaq

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:09
Ariana Berisha

Me apo pa dëshirën e saj, prezantuesja Ariana Berisha së fundmi e ka gjetur veten në fokus të portaleve.

Lidhja e dikurshme me DJ Dagz erdhi në vëmendje nga aventura e tij në “Big Brother VIP” që u bë burim spekulimesh nga më të ndryshmet.

Ditët e fundit u përfol se ajo do bëhet pjesë e programit, duke shkaktuar konfuzion që afektoi edhe një tjetër banore, Egzona Rafunën e cila të përbashkët me Arianën ka vetëm një gjë – profesionin.

E duket se vlugu i raportimeve mbi të kaluarën nuk i ka pëlqyer kësaj të fundit.

Ariana ka bërë një reagim publik të fortë ku me një “gur” ka goditur shumë “zogj”.

Pjesa e parë i dedikohet mediave, që përjashto spekulimet e pabaza, për pjesën tjetër në fakt kanë bërë atë që bëjnë gazetarët gjithandej.

“Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetërit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë, këtë e quani gazetari? Në gazetari ekziston pyetja por edhe konfirmimi për çfarëdo çështje. Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi i fotografive të mia me x personin” – shprehet mes tjerash ajo.

Në pjesën e parë të reagimit, nuk mungon respekti për Dagz konkretisht për “karakterin dhe shpirtin e tij luftarak”.

Deklarimin, ajo e përmbyllë me një kunjë që duket se lidhet me ndarjen dhe “çlirimin nga prangat e lidhjes”.

“Krejt çka mund të them është që jam shumë e lumtur me punën time, unë po e shijoj lirinë e liria s’ka çmim. Po jetoj ashtu siç unë dua e të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili e dëshiron. E kotë të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen” – përmbyllë reagimin Ariana.

Më qartë se kaq vështirë se do përcillej mesazhi. Ajo është e lirë, e lumtur dhe pa ndonjë synim që të rikthehet në lidhjen që sipas saj, “e ka lëshuar vetë nga duart”.

Image
Fotografia e publikuar nga Ariana Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat