Beatrix Ramosaj shpërthen në lot, ja veprimi i Donaldit

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj shpërthen në lot, ja veprimi i Donaldit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:57
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka treguar se është tip emotiv dhe e kemi parë shpesh të përlotet.

Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, teksa në shtëpi është dëgjuar kënga e Alban Ramosajt “Theje”.

Këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët pas zërit të vëllait dhe Donaldi ka nxituar ta përqafojë.

Kujtojmë se Beatrix ishte prezente natën e dytë te Festivali i Këngës.

Ajo ndoqi live performancën e Albanit dhe u takua me të dhe të ëmën.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat