Një tjetër diskutim që ka marrë vëmendjen në spektakël ka qenë ai mes Ilir Shaqirit dhe Elton Merjes.
Dy balerinët kanë diskutuar pasi ky i fundit ka treguar pasi hyri në shtëpi se dikur në një audicion në Itali, Iliri nuk e ka ndihmuar.
Eltoni ka shtuar se edhe në jurinë e ‘Dancing With The Stars’, Iliri ka qenë mjaft i kursyer me komentet ndaj tij, duke mos e përgëzuar punën e tij.
Ai e ka quajtur Ilirin me disa fytyra, ndërsa Iliri i ka thënë se duhej ta kërkonte shumë vite më parë për ta sqaruar dhe jo të hynte tani dhe ta përdorte situatën brënda Big Brother Vip.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.