Sarah e revoltuar me komentuesit: Nuk lanë gjë pa thënë për mua se pëlqeja Donaldin, Granitin…

Mediale Vip

Sarah e revoltuar me komentuesit: Nuk lanë gjë pa thënë për mua se pëlqeja Donaldin, Granitin…

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:56
Sarah

Sarah ka treguar se pas daljes nga BBV ka lexuar komentet në rrjetet sociale.

Blogerja shqiptare e cila ishte sot e ftuar në Fan Club ka treguar në detaje si ka shkuar qëndrimi i saj në BBV.

Ajo ka treguar se Pm, Dagz dhe Donaldi ishin ata që e ndryshuan sa i përket botës emocionale.

Sarah po ashtu ka treguar se momentalisht raportet e saj me Pm janë goxha të forta, por si do shkojë tutje mbetet për tu parë.

Ndër të tjera ajo ka po ashtu ka thënë se është në dijeni për të gjitha gjërat që janë folur për të.

Ajo përmend komentet ku është aluduar se Sarah në fillim kishte pasur pëlqim për Donaldin dhe Granitin të cilat nuk i ka marrë për bazë.

Sarah është shprehur se ajo çka i duhet tani janë komentet pozitive ndaj vazhdon t’i lexojë vetëm të tillat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat