Rita Ora duket mahnitëse, pa grim dhe me shumë stil

Mediale Vip

Rita Ora duket mahnitëse, pa grim dhe me shumë stil

Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:20
Rita Ora

Pas pushimeve për festat e fundvitit, Rita Ora ka nis punën rreth projekteve të reja.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botëror përmes një postimi që ka bërë sot (11 janar) në InstaStory bëri të ditur se po realizon një fotosesion të ri.

Me pamjen natyrale, fytyrë pa makijazh dhe e veshur thjeshtë, por me shumë stil, Rita duket atraktive në një pozë para pasqyrës.

“Fotosesion i natës ja ku po vijmë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotos teksa shihet me një kapele ngjyrë rozë dhe gri të kombinuar me bluzë gri dhe çantë rozë.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi, 31-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Ndërkohë, çifti i njohur që janë në lidhje që nga viti që lamë pas, kaluan festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Australi. 

Image
Rita Ora
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat