Aktorja e ‘La Casa De Papel’ në muajin e shtatë të pritje së ëmbël

Mediale Vip

Aktorja e ‘La Casa De Papel’ në muajin e shtatë të pritje së ëmbël

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:55
Aktoret e ‘La Casa De Papel'

Esther Acebo ose “Stockholm” siç njihet nga të gjithë pres serialit “La Casa de Papel” është në muajin e shtatë të shtatzënisë së saj të parë.

Ky lajm u publikuar nga vetë Esther me një postim në “Instagram” në fillim të muajit dhjetor.

Pasi e dha lajmin e pritjes së ëmbël, aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në mënyrë të vazhdueshme foto të procesit të shtatzënisë së saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EstherAcebo (@estheracebo)

Pavarësisht fotove të shumta, aktorja e ka mbajtur jetën e saj personale shumë të fshehtë dhe private.

Identiteti i babait të bebushit ende nuk është bërë i njohur, megjithëse lidhja e saj e fundit publike ishte me aktorin Alejandro Tous.

Por askush se di nëse janë ende bashkë apo nëse Alejandro është babai i fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat