Ai quhet Daut Krasniqi por në muzikë njihet si DEZO. Mjaft talent e duket emër i ri por shumë premtues në tregun muzikor shqiptar.
DEZO është nga Peka me origjinë por jeton në Gjermani ndërsa e mbylli vitin e kaluar me një super projekt që pëlqehet mjaft e titullohet "Gabimet".
Kënga është mjaft e bukur e ka marrë shumë klikime e producenti i këngës është Albos ku artisti i ri ka nisur të bashkëpunojë me të.
Megjithëse që kur ishte fare i vogël DEZO merrej me muzikë por ka pak muaj që ka ardhur në mënyrë profesionale e synon tregun shqiptar e atë të huaj.
I pyetur se me kë do të donte të kishte një bashkëpunim ai nuk ka një emër pasi i pëlqen secilin në mënyrën e tyre e do ta pranonte me këdo artist me emër një bashkëpunim.