“Me Romeon nuk flisja”, Fifi zbulon çfarë mendoi kur pa Donaldin në BB VIP

Mediale Vip

“Me Romeon nuk flisja”, Fifi zbulon çfarë mendoi kur pa Donaldin në BB VIP

Më: 17 janar 2022 Në ora: 10:10
Romeo dhe Fifi

 Një ditë më parë, Fifi ka zbuluar shumë detaje për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Këngëtarja e njohur ka folur hapur si gjithmonë, duke treguar edhe marrëdhënien që kishte me disa nga banorët.

Këngëtarja e njohur tregoi gjithashtu edhe një moment të sikletshëm në fillim fare të BB VIP. Ishte pikërisht momenti kur ka hyrë në shtëpi dhe ka parë Donald Veshaj, pasi jashtë nuk fliste me vëllain e tij binjak, Romeo.

“Donaldin që e kam pas takuar vetëm 1 herë. Romeon e kam pas shumë shok e kisha pak kohë që nuk flisja me të. Kur e pashë Donaldin thashë po tani, e muajin e parë kam pasur përplasje me të", tha Fifi.

Megjithatë pas daljes Fifi e Romeo janë pajtuar e kanë postuar foto me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat