‘I kam dhënë një mundësi të dytë’, çfarë mundësie Einxhel po i jep Donaldit?

Mediale Vip

‘I kam dhënë një mundësi të dytë’, çfarë mundësie Einxhel po i jep Donaldit?

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:50
Einxhel dhe Dj Dagz

Einxhel dhe Donaldi dy ditë e fundit kanë pasur debate të forta mes vete.

Einxhel u acarua me Donaldin pasi ky i fundit kishte bërë një lojë me Trixën ndaj Rgzonës.

Pas kësaj ata kishin debate të forta.

Einxhel duke diskutuar me Dagz-in tha se i ka dhënë një mundësi të dytë Donaldit për raportin e tyre.

Dagz-i në anën tjetër ia tha troç asaj se Donaldi nuk i intereson fare kjo gjë.

‘I kam dhënë një mundësi të dytë. Unë pres që ai ta vlerësojë këtë gjë. Mund ehe mos t’i interesojë këtë gjë pork am pritur që ai të tregohet aq i zgjuar që unë kam zgjedhur të bëj këtë gjë dhe jo diçka tjetër. Unë kam deklaruar që nuk flisja me të, por nuk kam thënë kurrë arsyen pse. Po pres që ai ta vlerësojë këtë gjë, jo mua si person por gjesti. Është gjest burrash dhe nëse ai nuk e vlerëson burrinë e tij do tregojë. Nëse do kisha qenë në vend të atij do e kisha vlerësuar’, tha ajo.

Gjithashtu Einxhel shtoi se në shumë situata ka zgjedhur ta mbështesë Donaldin si lojtar, edhe kur nuk është dashur ta bëjë këtë gjë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat