Zayn ka tradhtuar Gigin? Zbulohet lidhja e fshehtë e tij

Mediale Vip

Zayn ka tradhtuar Gigin? Zbulohet lidhja e fshehtë e tij

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:15
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Zayn Malik vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për mediat rozë.

Së fundmi në mediat kombëtare shkruhet se këngëtari i njohur ka patur një lidhje me yllin e dikurshëm të ‘Towie’, Abi Clarke, gjatë kohës që ai ishte në lidhje me Gigi Hadid.

Këngëtari thuhet se u fiksua me të pasi u takuan në një lokal në Los Angeles.

Abi, e cila më parë ka qenë në lidhje me Floyd Mayweather, e ka quajtur Zayn ‘Mr Grey’ teksa ata takoheshin në rezidencën e tij në Londër, thonë burime për “The Sun”.

Thuhet se lidhja e tyre përfundoi kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga Gigi Hadid, ku shkruhej: “Më mungon”. ‘The Sun’ shkruan se Abi mendoi se Zayn ishte ndarë me Gigi kur ata filluan të flasin dhe i dha fund lidhjes pasi pa mesazhin e saj, pasi nuk donte të ishte e tretë..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat