Luana Vjollca merr vëmendje me pozat në bikini gjatë perëndimit të diellit nga pushimet në ishullin Mauritius

Mediale Vip

Luana Vjollca merr vëmendje me pozat në bikini gjatë perëndimit të diellit nga pushimet në ishullin Mauritius

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:08
Luana Vjollca

Këngëtarja dhe prezantuesja e mirënjohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, prej disa ditësh ndodhet në Mauritius, për të shënuar pushimet e para për vitin 2022.

Ajo duket se po kalon një periudhë të mrekullueshme meqenëse është bërë një kohë e gjatë prej se ndodhet në një ndër ishujt më të largët të Afrikës në Oqeanin Indian.

Derisa po vazhdon qëndrimin dhe argëtimin në Afrikë lindore, ylli nuk harron që herë pas here të ndaj imazhe e video të ndryshme me ndjekësit.

Biondja ka shpërndarë disa foto të mahnitshme gjatë perëndimit të diellit duke vënë në fokus linjat trupore në bikini të bardha.

“Më shkruani thëniet më të bukura që dini për perëndimin e diellit…”, ka qenë përshkrimi i fotografive.

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka pranuar në hapësirën për komente nga fansat e miqtë.

Ajo ndërkohë nuk ka zbuluar se më kë po kalon këto pushime, teksa ka bërë të aludohet për persona të ndryshëm meqë flitet prej vitesh për një lidhje dashurie të mundshme.

Image
Luana Vjollca

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat