Nisin xhirimet e filmit “Sirin” të regjisorit Shahmanoviq, në rolin kryesor aktorja nga Kosova

Mediale Vip

Nisin xhirimet e filmit “Sirin” të regjisorit Shahmanoviq, në rolin kryesor aktorja nga Kosova

Më: 18 janar 2022 Në ora: 00:33
Majlinda Kasumovic

Kanë filluar xhirimet e filmit “Sirin” me regji të regjisorit malazez, Senad Shahmanoviq.

Kjo është bërë e ditur në bazë të njoftimi që është shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.

Në njërin nga rolet kryesore në film e luan edhe aktorja e njohur nga Kosova, Majlinda Kasumoviq.

Siç mësohet, ajo do të luajë krahas aktorëve të njohur evropianë siç është: Danica Curicic dhe ylli i filmit boshnjak “Qui Vadia Aida”, Jasna Djuricic.

Në rolet e tjera do të paraqiten edhe aktorët: Fatmir Spahiu, Simon Shkreli, Bashkim Alaj etj.

Xhirimet e filmit do të realizohen në Ulqin dhe Podgoricë, kurse premiera e këtij projekti do të jetë në fund të këtij viti.

Duhet theksuar që ky film është bashkëprodhim i Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Kroacisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat