“Unë fal shumë”, Xheisara tregon cilin banor ka më pranë brenda Big Brother VIP

Mediale Vip

“Unë fal shumë”, Xheisara tregon cilin banor ka më pranë brenda Big Brother VIP

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:24
Beniada dhe Xheisara

Në një bisedë me Beniadën, Xheisara u shpreh se si e krijon marrëdhënien me njerëzit dhe tregoi kë ka më afër brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo përmendi emrin e Beniadës ndërsa për Beatrix tha që thjesht ka një marrëdhënie të mirë, por asgjë më shumë.

Xheisara: Unë të besoj me ty e flas si me nënën time dhe ti ta përdorësh këtë. Ky është fundi fare. E kam shumë të shenjtë nëse të fus në shtëpi dhe unë hy në shtëpinë tënde, dmth nëse ke komunikim me mamin e babin tim dhe unë me të tutë. Edhe nëse më bën dicka, nuk kundërpërgjigjem. Nuk i kam bërë kurrë askujt keq, e kam lënë thjesht të iki. E kam më të vështirë sesa me Trixën që kam një marrëdhënie e kaq, kurse ty të konsideroj më të afërt. Kjo është ajo që tregon.

Beniada:  Normale që i ngel qejfi ndokujt.

Xheisara: Nuk është se të ngel qejfi por zhgënjehesh. Unë fal shumë.

Beniada: Edhe kur i vendos vizën dikujt, prap e mendoj si është, a është mirë. Dhe po më ka bërë keq është një pjesë e zemrës time që thotë shpresoj të mos ketë bërë keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat