Rita Ora bën tjetër dedikim për nënën: Qaj sa herë që e shoh këtë

Mediale Vip

Rita Ora bën tjetër dedikim për nënën: Qaj sa herë që e shoh këtë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:38
Rita dhe Vera Ora

Rita Ora ka bërë një tjetër dedikim për nënën e saj, Vera Ora, pas atij të ditëlindjes.

Ditën e djeshme (e hënë) Vera ka festuar ditëlindjen e 58-të dhe natyrisht nga ka munguar një urim i veçantë nga ylli i muzikës.

Teksa sot, Rita ndau me fansat në Instagram një video nga fëmijëria ku shihet duke kënduar e vallëzuar me të ëmën.

Image
Storie e publikuar nga Rita Ora

“Gruaja që më bëri të mendoj që ajo që bëj sot ishte një ëndërr e vërtetë dhe se mund të besoja që një ditë do të bëhej realitet, faleminderit nënë, unë qaj sa herë që e shoh këtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

31-vjeçarja herë pas here bën dedikime për familjen e saj, të cilët tregojnë po ashtu përkrahje të madhe për yllin e muzikës.

Ndërkaq, përveç Ritës, çifti Vera dhe Besnik Sahatçiu kanë edhe dy fëmijë të tjerë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rita Ora News (@ritasnews)

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat