Beatrix flet për skenat e xhelozisë ndaj Egzonës!

Mediale Vip

Beatrix flet për skenat e xhelozisë ndaj Egzonës!

Më: 19 janar 2022 Në ora: 00:57
Egzona, Beatrix Ramosaj, Donaldi

Misioni i Beatrix Ramosaj këto ditë ishte të sillej si ‘drama queen’.

Këngëtarja zgjodhi të shprehte përmes këtij misioni pakënaqësitë e saj ndaj Donaldit dhe Egoznës, teksa këta të fundit kaluan kohë bashkë dhe diskutuan histori të ndryshme.

Misionin Beatrix e realizoi me sukses, pasi askush nuk e kuptoi që ishte lojë, por megjithatë ajo pranon se kishte realitet brenda skenave të saj të xhelozisë ndaj Egzonës.

“Pak po ishte reale, por u bë pastaj shumë e rëndë”, rrëfeu Beatrix në spektaklin e sotëm.

Egzona, që e përjetoi shumë keq këtë situatë, pranoi faljen nga artistja, pasi u zbulua se ishte lojë, por gjithsesi tha se fakti që Beatrix zgjodhi këtë mision e bën të ndihet keq.

Ajo tha se Donaldi nuk ka preferuar të flasë me të, natën kur bëri autoportretin, por me Egzonën.

Ndërsa dy të tjerët thanë se biseda mes tyre nisi krejt spontanisht.

“Ftohja që Egzona ka mendu se ka ardh nga ana ime, nuk ka ardh nga ana ime, kam dasht me të përqafu, pork am mendu që pse me të ardh me të përqafu kur t’i mi the ato në prime. Nuk më erdhi as keq as mirë që ata folën”, tha Beatrix.

“Më erdhi keq që Triksa u ndje keq. Unë qëllova në një moment, Donaldi ka qenë një prej banorëve që e njoh nga jasht. Më erdhi mirë që kur ai kishte nevojë unë isha aty për ta dëgju. Ndodhi krejt spontanisht kur lindi për një pikturë”, tha Egzona.

“Gjithçka nisi për një pikturë, unë po bëja një autoportret dhe u pasqyrua gjendja ime e brendshme, ku isha i trishtuar dhe Egzona u habit”, tha Donaldi.

“Unë erdha aty dhe dukej që nuk e doje prezencën tim”, tha Beatrix

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat