DJ PM reagon pas daljes së Dagz nga Big Brother: Krenar me ty vëlla, deri në vdekje bashkë

Mediale Vip

DJ PM reagon pas daljes së Dagz nga Big Brother: Krenar me ty vëlla, deri në vdekje bashkë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 08:25
DJ PM dhe Dagz

Mbrëmë (e martë) në shtëpinë e Big Brother VIP janë bërë dy eliminime.

E para që u largua nga gara ishte këngëtarja Xheisara, ndërkohë që në nominimin e dytë u largua DJ nga Kosova, Dagz.

Ky i fundit nisi garën së bashku me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorin në profesion, DJ PM.

Pajtim Krasniqi (emri i vërtetë) pas daljes së Dagz ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i thënë se tani është koha që të vazhdojnë aty ku ngelën.

“Krenar me ty vëlla, tash është koha #PMandDagz. Të dua vëlla deri në vdekje”, u shpreh ai.

Edhe në natën e ndjeshme ndërkohë nuk munguan befasitë e diskutimet rreth zhvillimeve të javës.

Në nominim për t’u larguar ditën e premte janë: Beatrix Ramosaj, Einxhel dhe Donald Veshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat