“Donaldin nuk do e fal kurrë”, Einxhel ‘paralajmëron’ banorët

Mediale Vip

“Donaldin nuk do e fal kurrë”, Einxhel ‘paralajmëron’ banorët

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:42
Beniada dhe Einxhel

Pas zinxhirit që nisi në spektaklin e mbrëmjes së kaluar nga Beatrix, Einxhel dhe DJ Dagz dolën në televotim dhe ky i fundit la shtëpinë e Big Brother VIP. Kjo e shqetësoi shumë Einxhel që me lot në sy thoshte që nuk e priste një gjë të tillë nga Donaldi, për të cilin thotë se nuk do ta falë kurrë.

Ndërsa Beatrix u afrua ti fliste, Einxhel i tha se nuk ka asgjë për të folur sepse nuk justifikon dot askënd. Këngëtarja u mundua ti thoshte se zgjodhi Egzonën për shkak se e bëri të ndihej keq me misionin e fshehtë.

Einxhel: Sa keq më vjen që nuk më erdhi keq për Tanin dhe mua që herën e kaluar, ose Dagzit. Vetëm për faktin që Dagzi shpëtoi Trixën herën e kaluar, Donaldi nuk duhet ta bënte kurrë këtë gjë. Po nuk e ka bërë padashje. Këtë nuk do ia fal kurrë, bashkë me shumë gjëra të tjera. Meqë e kishte merak që unë kam ndryshuar që nuk jam më e njëjta, do shikojë dhe një tjetër. Edhe me Trixën jam e mërzitur që shpëtoi Egzonën para Dagzit, dhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit. Të gjithë.

Beatrix: Mendoj që të flasim nesër kur të jesh më e qetë.

Einxhel: Në këtë pikë nuk dua të flas me asnjeri. Nuk justifikoj veprimin e askujt. Të askujt me asgjë. Të mos thuash emrin tim është një gjë, po të mos thuash emrin e atij që para një jave thoje që po doli ai do të dal dhe unë, nuk e justifikoj dot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat