Einxhel sqarohet me Beatrix dhe komenton veprimin e Donaldit: Më vjen për të vjellë…

Mediale Vip

Einxhel sqarohet me Beatrix dhe komenton veprimin e Donaldit: Më vjen për të vjellë…

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:34
Einxhel dhe Beatrix

Einxhel dhe Beatrix kanë nisur të sqarohen pas situatave të ndodhura në shtëpi pas largimit të Dj Dagz.

Einxhel i ka thënë Beatrix se nuk e ka pranuar faktin që nuk e ka parë në sy disa ditë duke e shmangur, ndërsa Beatrix ka pranuar se ka qenë e mërzitur me të dhe Donaldin.

Më pas Einxhel i ka pohuar Beatrix se ia ka shpifur veprimi i Donaldit, i cili shpëtoi Tanin përpara Dj Dagz.

“Më vjen për të vjellë nga kjo që ndodhi”, është shprehur Einxhel.

Nga nominimi zinxhir u largua Dagz, moment i cili solli shumë përplasje brenda Big Brother Vip.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat