U përjashtuan për thyerje të rregullave, Edi dhe Ada rikthehen në “Për’puthen”?

Mediale Vip

U përjashtuan për thyerje të rregullave, Edi dhe Ada rikthehen në “Për’puthen”?

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:49
Ada dhe Edi

Ndryshe nga edicionet e mëparshëm këtë vit pjesë e “Për’puthen”  u bënë dy ish-konkurrentë. Ana dhe Mevlani prej javësh i janë bashkuar programit duke vijuar rrugëtimin për herë të dytë në programin e dashurisë. 

Por, duket se do të ketë edhe rikthime të tjera. Dhe dy nga konkurrentët që do rikthehen mund të jenë Edi dhe Ada.

Dyshimet për rikthim i ka shtuar Edi, i cili ka pyetur ndjekësit e tij në Instagram nëse u mungon në emision dhe se a dëshirojnë të rikthehet.

Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen” pasi thyen rregullat e programit. Ata u fotografuan së bashku në një restorant duke ndërprerë papritur rrugëtimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat