Gjithçka shkoi keq, Pamela Anderson i jep fund martesës së pestë me truprojën e saj

Mediale Vip

Gjithçka shkoi keq, Pamela Anderson i jep fund martesës së pestë me truprojën e saj

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:57
Pamela Anderson, Dan Hayhurst

Pamela Anderson ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst – dhe burimet thonë se kjo ndodhi për shkak se ai ishte “i pasjellshëm dhe jombështetës”.

Ylli i "Baywatch" dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar në shtëpinë e saj në ishullin Vankuver që kur u martuan në prag të Krishtlindjeve 2020.

Ai ishte më parë truproja i aktores 54-vjeçare dhe kontraktor në shtëpinë e saj përpara se romanca e tyre të lulëzonte. Një burim i afërt me çiftin tha se ndërsa gjërat ishin në rregull, fillimisht pandemia, të qenit në karantinë së bashku, në fund nuk shkoi siç duhej.

“Dan doli të ishte një karagjoz për Pamela-n, ai ishte i pasjellshëm dhe jombështetës. Pasi ke kaluar dy vjet duke jetuar çdo sekondë me dikë, e njihni më mirë - dhe për keq. Ata u njohën më mirë me njëri-tjetrin dhe duke e bërë këtë, Pamela kuptoi se Dan në fakt nuk ishte ai," -tha burimi, duke shtuar: “Gjërat nuk janë aspak miqësore mes tyre për momentin, sepse ajo vendosi që ata nuk kishin asgjë të përbashkët, ai nuk e trajtoi atë në mënyrën se si ajo mendonte se donte të trajtohej. Ata ishin grindur, edhe pse ai tha se donte ta bënte martesën të funksiononte.”

Ky është divorci i pestë për aktoren e famshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat