Iliri i bën kompliment Donaldit, ja çfarë i tha

Mediale Vip

Iliri i bën kompliment Donaldit, ja çfarë i tha

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:00
Ilir Shaqiri

Iliri dhe Donaldi njihen si “armiqë të përbetuar” brenda Big Brother Vip.

Madje të dy si personazhe dhe karaktere të ndryshme nga njëri-tjetri kanë ndikuar që banorët tjerë të pozicionohen në dy grupe, në ata që mbështesin Ilirin dhe ata që mbështesin Donaldin.

Dhe kjo ka bërë që të zhvillohet një “luftë” mes tyre tash e më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme.

Jo rrallë dyshja kanë lënë mbas shpine hatërmbetjet mes tyre duke e komplimentuar njëri-tjetrin.

Së fundmi Iliri ka komplimentuar Donaldin duke i thënë se “Ti me gjithë të metat që ke, je i dashur!, kjo ka ka befasuar edhe aktorin Veshaj i cili s’mund ta besonte se po ia thotë Iliri.

Ndryshe, ditë më parë Donaldi kishte bërë deklaratën e fortë duke e pranuar se Iliri është lojtar më i fortë se ai.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat