“A mund të jem xheloze për motrën time?”/ Iliri bisedon me Arjolën

Mediale Vip

“A mund të jem xheloze për motrën time?”/ Iliri bisedon me Arjolën

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:33
Arjola Demiri dhe Iliri

BB VIP – Arjola dhe Iliri janë zgjuar mëngjesin e sotëm duke diskutuar në lidhje me një “debat” që patën mbrëmë. Teksa balerini dhe Monika po luanin basketboll, u duk se aktorja po mbante anën e shoqes.

E në ato momente, Iliri i drejtohet Arjolës duke i thënë se është “tendencioze kundrejt tij në drejtim të Monikës”. Ajo i kthehet duke i thënë se donte “Ilirin e vet, jo atë zevzek”.

E pikërisht lidhur me këtë kanë biseduar mëngjesin e sotëm, ku balerini shprehet se “a mund të jetë xheloz për motrën”.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Nuk i them me tendencë, nuk ka pse të të ngelë hatri, kurrë

Arbëri: Ka të drejtë Arjola këtu

Iliri: A mund të jem xheloze për motrën time? Se që nga vendi i parë, shkova tek i dyti

Arjola: Nuk ke qenë kurrë në vend të dytë

Iliri: Jo për çështje loje. Por t’i gjithmonë emrin e parë ke Monikën

Arjola: Po se mendoj se Monika është më e rrezikuar se ti. Ti ke dalë 100 herë i preferuar, kur doli Monika?

Iliri: Kurrë mos daltë. Mund të kem të drejtë të jem xheloz

Arjola: Nuk je në vend të dytë

Iliri: Kur të kam përqafuar në fillim të rrugëtimit në BB VIP të kam thënë më mua deri në fund

Arjola: Edhe unë të kam thënë dhe ashtu është. Sa xheloz që është

Iliri: Po kam të drejtë të jem. Me zor po pres 31 janarin që të jem prapë në vend të parë, e unë marr prapë te Arjola atë rëndësinë që kam pas

Arjola: Unë e ti kemi qenë njësoj, pa luhatje, marrëdhënia ka ardhur në ngritje. Me Monikën ka ndodhur shumë më vonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat