Çfarë i pëshpëriti Donaldi në vesh Trixës gjatë daljes

Mediale Vip

Çfarë i pëshpëriti Donaldi në vesh Trixës gjatë daljes

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:42
Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj

Beatrix Ramosaj ishte e eleminuara e mbrëmjes së kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Ajo u përcoll mes lotësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej.

Ata qëndruan gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa shkëmbenin puthje e fjalë në vesh.

Një video po bën sot xhiron e rrjetit, ku dëgjohen Donaldi teksa i pëshpërit në vesh disa fjalë Trixës.

Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.

Gjithashtu dhe Arbana në studio u përlot nga dalja e Beatrix.

Ndërsa ish-banorët në studio treguan arsyen se pse doli Beatrix.

Kledi: Mendoj që Einxhel ka dhënë më shumë se Beatrix. Loja do jetë më ‘fair’ se nuk ka çifte.

Sabiani: Kanë votuar që Donaldi të vazhdojë lojën i vetem.

Paloma: Tani fillon BB i vërtetë. Ishte me dy lojtar të fortë.

Dagz: Unë që Triksa u largua për të njëjtë arsye si unë. Nuk ka qenë e interesuar për lojën. Tani është koha të shohim lojë.

Beatrix e përjetoi keq nominimin. Ajo madje u ndje keq emocionalisht dhe nga fjalët e Arbrit, i cili i tha se sfida e vërtetë fillon jashtë. Kjo u konsiderua si informacion.Arbri tha se nuk e ka pasur për jashtë, por me çfarë ka parë brenda, sepse Einxhel dhe Donaldi i duken më debatues e më të përfshirë.Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat