Publikohet video, ja si rrëzohet Ilir Shaqiri gjatë provës

Mediale Vip

Publikohet video, ja si rrëzohet Ilir Shaqiri gjatë provës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:44
Ilir Shaqiri

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri së bashku me moderatoren kosovare, Egzona Rafuna dhe me balerinin, Dritan Brama kanë bërë përgatitjet për provën javore.

Gjatë kërcimit në oborr, Ilirit në një moment i ka rrëshqitur këmba dhe kështu u rrezua në dysheme, teksa menjëherë e ndihmuan Egzona dhe Tani, por që nuk kishte diçka serioze.

Kujtojmë që Iliri është njëri ndër banorët më të komentuar në rrjete sociale pas debateve të shpeshta me aktorin, Donald Veshaj dhe me banorët e tjerë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat