Kanye West dhe Julia Fox bëjnë paraqitjen e parë si çift në tapetin e kuq në Javën e Modës në Paris

Mediale Vip

Kanye West dhe Julia Fox bëjnë paraqitjen e parë si çift në tapetin e kuq në Javën e Modës në Paris

Më: 23 janar 2022 Në ora: 22:28
Kanye West dhe Julia Fox

Kanye West dhe e dashura e tij e re, Julia Fox, bënë debutimin e tyre mbresëlënës në tapetin e kuq të dielën – teksa u kombinuan me veshjet për shfaqjen e Javës së Modës në Kenzo, Paris.

Reperi, 44-vjeçar dhe partnerja e tij, aktore, 31-vjeçare, ishin të veshur me xhinse dhe me një xhaketë të tillë në pjesën e sipërme ndërkohë që po merrnin poza përpara shfaqjes vezulluese.

Çifti i ri dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit, gjersa Julia po ashtu vuri në pah barkun e sheshtë në xhaketën e shkurtër me disa detaje të frymëzuara nga Madonna.

E njëjta kishte të veshur një palë çizme gjithashtu të të njëjtit material teksa mori vëmendje edhe me grimin e rënduar.

Kanye dhe e dashura e tij u fotografuan të veshur me ngjyrë të zezë në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit gjatë fundjavës.

Ikona e rapit, që gjithashtu është bërë një emër i madh në modë, zgjodhi një ansambël të veçantë dhe mbante një çantë shpine.

Kanye kohëve të fundit ka qenë në fokus të tabloideve ndërkombëtare për lidhjet e tij të dashurisë.

Përpara se të krijonte një romancë dashurie me Fox, ai i ishte lutur ish-bashkëshortes që të ktheheshin bashkë.

Kanye dhe Kim Kardashian ndajnë së bashku katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat