A është në lidhje me Anën e Për’puthen? Bardhi shuan kurreshtjen

Mediale Vip

A është në lidhje me Anën e Për’puthen? Bardhi shuan kurreshtjen

Më: 24 janar 2022 Në ora: 07:33
Ana dhe Bardhi

Bardhyl Idrizi apo Bardhi ka qenë i ftuar së fundi në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Përveq freestyle-ve, ai nuk arriti të i shpëtoj edhe disa pyetjeve të tjera.

Ai u pyet edhe për thashethemet e shumta për një lidhje me Ana Lleshin konkurente e Për’puthen.

Këngëtari hoqi të gjitha dilemat dhe hodhi poshtë mundësitë për një gjë të tillë.

‘E përshëndes Anën. E kam shoqe të mirë. Ajo ka pas me qenë pjesë e një videoklipi tem por kënga u shty dhe s’u ba hiq” tha reperi, duke shuar zërat për lidhje dashurie dhe se mes tyre ka vetëm miqësi.’, u shpreh Bardhi.

Këngëtari numëron shumë hite dhe së fundi ka paralajmëruar edhe tri bashkëpunime të reja që nuk dihet ende se me kë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat