Trëndafila e tortë të veçantë, Arbnora Ademaj befasohet nga miqtë për ditëlindjen e 33-të

Mediale Vip

Trëndafila e tortë të veçantë, Arbnora Ademaj befasohet nga miqtë për ditëlindjen e 33-të

Më: 25 janar 2022 Në ora: 06:47
Arbnora Ademaj

Modelja dhe tashmë aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, feston sot (e hënë) ditëlindjen e 33-të.

Në ditën speciale mori urime të shumta nga miqtë, fansat e po ashtu edhe ndjekësit në rrjete sociale.

Asaj gjithashtu ia bënë edhe disa befasi, të cilat i ka shfaqur në llogarinë zyrtare në Instagram, ku numëron mijëra njerëz.

Në një postim që ka shpërndarë para pak orësh, ylli i “Kirik Hayatlar” dukej e lumtur ndërsa ishte rrethuar me trëndafila të kuq e tortë të veçantë.

Urime ditëlindjen për mua. Faleminderit shumë për urimet e juaja, jam mirënjohëse që ndatë kohë për të më uruar, festofshim gjithmonë së bashku. Ju dua”, ka thënë Ademaj.

Urimet në hapësirën për komente kanë vazhduar përfshirë këtu edhe prej disa yjeve të estradës.

Arbnora përndryshe në vitin që lamë pas bëri debutimin në kinematografinë turke dhe tani një pjesë të madhe të kohës po e kalon atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat