Beatrix bën daljen e parë publike pas eliminimit nga BBV, ja ku ishte

Mediale Vip

Beatrix bën daljen e parë publike pas eliminimit nga BBV, ja ku ishte

Më: 25 janar 2022 Në ora: 09:06
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj, është e eleminuara e radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Trixa krijoi një lidhje dashurie brenda “BBV” me Donaldin, e cila u komentua mjaft shumë.

Këngëtarja këtë situatë nuk e përjetoi mirë, pasi vazhdimisht ajo shprehte shqetësimin se çfarë e pret atë jashtë.

Pas daljes ajo nuk pranoitë shfaqet në ekranet televizive për shkak të gjendjes jo të mirë emocionale.Burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo ka bërë daljen e saj publike sot së bashku me Albanin dhe mamanë e saj, Antigonen.

Ata kanë qenë në zyrat e Top Channel, ku kanë marrë dhe valixhen e këngëtares së njohur. Ajo dukej e qeshur me gazetarët e Big Brother.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat