“Është hipokrit. I pëlqejnë lajkat dhe të merr inat kur …”- Stilisti njohur “shpërthen” ndaj Ilir Shaqirit dhe tregon gjendjen e Beatrix Ramosajt

Mediale Vip

“Është hipokrit. I pëlqejnë lajkat dhe të merr inat kur …”- Stilisti njohur “shpërthen” ndaj Ilir Shaqirit dhe tregon gjendjen e Beatrix Ramosajt

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:58
Ilir Shaqiri dhe Niko Komani

Stilisti i njohur, Niko Komani ka shpërthyer ndaj koreografit Ilir Shaqirin, me të cilin është përballur në ‘Dancing with the Stars’.

Niko Komani mori pjesë si konkurrent në sfidën e kërcimit ndërsa Ilir Shaqiri ishte pjesë e jurisë. Stilisti tha se koreografi nuk i fliste konkurrentëve dhe nëse dikush i përgjigjej ironisë së tij e eliminonte.

Ai u shpreh se Ilir Shaqiri është “një njeri hipokrit të cilit i pëlqejnë lajkat dhe që nuk mbështet asnjë njeri”.

“Iliri nuk ka qenë fare social tek “Dancing with the Stars”, nuk na fliste. Nëse ti i përgjigjeshe ironisë së tij, Iliri të eliminonte. Ka plot lojtarë që kanë marrë pjesë aty që kanë ankesa edhe sot e kësaj dite. Diçka t’i thuash kundra ai të merr inat dhe nuk është normale për një artist si ai. Është hipokrit. Habitem me gjërat absurde që thotë dhe askush nuk reagon. Unë do të reagoja sepse i di, ai nuk mbështetur njeri dhe i pëlqejnë lajkat. Ka qenë te ‘Amici’ dhe ka pasur një karrierë të mirë në Itali. Gjykonte të tjerët që vinin nga ‘reality show’ kur ai ka qenë vet aty. Ai gjithçka që bën kur do t’i hedhë dikujt baltë përmend pjesën që ka qenë në Itali”, u shpreh stilisti në “Live from Tirana”.

Niko Komani tregoi se ka kontaktuar me ish-banoren e BBV, Beatrix Ramosaj pas daljes nga shtëpia dhe u shpreh se ajo është mirë, por ka nevojë për kohën e saj.

Ndërsa shtoi se fituese të spektaklit sheh Beniada Nishanin pasi është një personazh i zgjuar dhe shumë cool.

“Po kam kontaktuar me Triksën, është mirë por do kohën e saj. Përtej situatës Triksa-Donald, ishte edhe eliminimi, normal mërzitesh. E kam përjetuar vetë te ‘Dancing with the Stars’. Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e ekzagjeruan dhe kaloi në bullizëm online, u agravua situata.

Tani që nuk është Triksa, Donaldi do e marri më seriozisht. Për mua ta marri Beniada sepse është nga personazhet më ‘cool’ që po rezistojnë aty. Ështe ‘funny’, e zgjuar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat