​Avokatët e Baldwin po i kërkojnë gjykatës të rrëzojë padinë kundër tij

Mediale Vip

​Avokatët e Baldwin po i kërkojnë gjykatës të rrëzojë padinë kundër tij

Më: 25 janar 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Avokatët e Alec Baldwin dhe producentët e tjerë të "Rust" po i kërkojnë gjykatës të rrëzojë një padi të paraqitur nga skenaristja Mami Mitchell, e cila ishte në xhirime kur aktori i Hollywood-it qëlloi një plumb që vrau kameramanen Halina Hutchins.

Në një dorëzim në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, avokatët thanë se padia e Mitchell duhet të refuzohet pasi nuk ka prova që Baldwin ose ndonjë nga prodhuesit synonin të shkaktonin dëm, raporton Reuters.

“Pavarësisht tentativës së prokurorit për t’i deklaruar të qëllimshme akuzat, nuk ka asgjë që të tregon se ndonjë nga të akuzuarit ka kryer me dashje sjellje të dëmshme”, thuhet në parashtresën e avokatit.

Mitchell pretendon në një padi të ngritur në nëntor se Baldwin duhet të kishte kontrolluar vetë nëse arma ishte e mbushur me municion të vërtetë dhe jo të mbështetej te ndihmësdrejtori i cili pretendonte se revolveri Colt 45 ishte i sigurt për t'u përdorur.

“Në vend të kësaj, sipas mendimit tonë, Baldwin zgjodhi të luante “ruletë ruse” kur qëlloi me armë pa e kontrolluar atë. Sjellja e tij dhe e producentëve ishte e pamatur”, thuhet në padi, të cilën Mitchell e ngriti në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos për shkaktim të stresit emocional dhe dëmtim të qëllimshëm.

Armëtarja Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësdrejtori Dave Halls u përmendën gjithashtu në padinë e saj.

Halina Hutchins u vra dhe Joel Souza u plagos gjatë xhirimeve të filmit "Rust", në New Mexico, më 21 tetor 2021, kur Baldwin qëlloi një plumb beteje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat