Publiku vendosi/ 4 banorët më të preferuar janë…

Mediale Vip

Publiku vendosi/ 4 banorët më të preferuar janë…

Më: 26 janar 2022 Në ora: 00:46
BIG Brother VIP Albania

Një televotim qëndroi i hapur për disa minuta gjatë spektaklit të sotëm.

Publiku duhet të zgjidhte me votat e tij banorin më të preferuar në shtëpi.

Në fund të televotimit, moderatorja Arbana Osmani lexoi 4 emrat që kanë ‘’rrëmbyer’’ pëlqimin e publikut në këtë pikë të lojës.

Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel rezultuan të kenë grumbulluar shumicën e votave nga publiku.

Pas këtij lajmi banorët nuk e fshehën habinë dhe nuk kursyen falenderimet për fansat e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat