Lei Kraja flet për divorcin e prindërve dhe pse nuk është dakord me mamin e saj

Mediale Vip

Lei Kraja flet për divorcin e prindërve dhe pse nuk është dakord me mamin e saj

Më: 26 janar 2022 Në ora: 08:13
Lei Kraja

Lei Kraja ka folur në programin e pasdites në RTSH, Ditë pas dite për divorcin e prindërve të saj.

Tema që po diskutohej në studio, udhëhequr nga Fjodora Fjora kishte në fokus marrëdhënien mes çifteve me diferencë në moshë.

Lei ka rrëfyer që prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë 10 vjet diferencë nga njëri-tjetri.

“Mami thotë që nuk ka funksionuar për shkak të diferencës së moshës. Por unë jam e bindur që nuk është kështu, thjesht nuk ka funksionuar sepse nuk ishin për njëri-tjetrin, mosha nuk ka lidhje me dashurinë”, u shpreh Lei.

Moderatorja ka folur edhe më herët për këtë temë, duke pranuar se ndarjen e prindërve e ka përjetuar shumë personalisht, por edhe familja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat