Në shtëpi patën përplasje, por çfarë mendon Xheisara për Einxhel

Mediale Vip

Në shtëpi patën përplasje, por çfarë mendon Xheisara për Einxhel

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:11
Einxhel Shkira dhe Xheisara Frisku

Këngëtarja e njohur, Xheisara Frisku, pati një rrugëtim të shkurtër në “Big Brother VIP”. Megjithatë aq mjaftoi që ajo të krijonte ‘përplasje’, si edhe marrëdhënie të mira.

Kujtojmë se ajo pati një përplasje me Einxhel, sa arriti deri në atë pikë ku u shpreh se nuk e duronte dot.

"Në rastin konkret në muhabetin me Einxhel, realisht e kam menduar nga jashtë që do të ishte më suportuese. Kam ardhur brenda dhe kam parë që është shumë e përfshirë në lojë.E ka, duruar për një jave duke më hedhur kunja lart e poshtë, sepse më ka hedhur kunja pafund. Jam përtypur. Meqë doli, reagova. Po mos të kishte dalë, nuk do të kisha reaguar. Nuk bie pre e provokimeve të këtyre unë", tha ajo.

Mesa duket pas daljes, ish-banorët çdo gjë e shohin ndryshe. Në një pyetësor, Xheisarën e kanë pyetur se ç’mendon për Einxhel dhe ajo ka shkruar se Einxhel është super vajzë me super karakter dhe super e dashur.

Image
Postimi nga Xheisara Frisku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat