“Ju kosovarët shkoni shumë në…”- Monika Lubonja ngacmon Kejvina Kthellën dhe Arta Nitaj, ja si reagojnë ‘vajzat e Dubait’

Mediale Vip

“Ju kosovarët shkoni shumë në…”- Monika Lubonja ngacmon Kejvina Kthellën dhe Arta Nitaj, ja si reagojnë ‘vajzat e Dubait’

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:20
Arta Nitaj dhe Monika

Gjatë ditëve të fundit, banorët VIP të Big Brother kanë pasur detyrë të zbulojnë apo të lidhin një nga sekretet që lexonin në letrën që u kishte dhënë vëllai i madh, me një nga konkurentët që e kishte treguar atë.

Hamendësimet vijuan deri të martën në darkë kur gjatë spektaklit u zbuluan sekretet dhe banorët mësuan kush i kishte treguar.

Udhëtimet në Dubai ishte një nga sekretet që ka shkaktuar edhe diskutime mes banorëve.

Aktorja Monika Lubonja kishte ngacmuar moderatoren nga Kosova. Egzona Rafuna në lidhje me sekretin duke i thënë asaj se kosovarët shkojnë shumë në Dubai.

“Ju Kosovarët shkoni shumë në Dubai”, i tha Monika.

“Me thënë të drejtën nuk e kisha parë këtë lloj statistike që po thua ti”, i është përgjigjur Egzona.

Deklarata e banores së “Big Brother VIP” u komentua edhe në rrjetet sociale.

Një reagim ka ardhur edhe nga modelet të cilat e vizitojnë shpesh këtë destinacion.

Kejvina Kthella, ndau një imazh në Instagramin e saj ku shkruante me ironi: “Në Dubai praa”.

Këtë foto e ka ripostuar edhe Arta Nitaj, modelja dhe aktorja e një seriali të njohur, duke shkruar: “Aty pra aty”.

Arta Nitaj vetëm pak ditë më parë ka ndarë foto në rrjetet sociale nga Dubai, ndërsa edhe vajza të tjera të njohura të shoubizit kanë vizituar shpesh këtë destinacion edhe në festat e fundvitit.

Edhe Antonela Berisha u largua drejt Dubait një ditë pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Image
Postimi nga Arta Nitaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat