Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëfen momentet kur solli në jetë djalin: Pas këtij momenti…

Mediale Vip

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëfen momentet kur solli në jetë djalin: Pas këtij momenti…

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:23
Selvije Jao dhe Shpat Kasapi me fëmijën

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, Roelin, dy ditë më parë.

Dhe grimierja ka vendosur të tregojë në një postim në Instagram se çfarë përjetoi në momentin kur po sillte në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ajo u shpreh se nuk kishte provuar kurrë dhimbje aq të madhe në trup dhe lindja çezariane nuk ishte e lehtë për të. Por në momentin kur mori Roelin në kraharor “përjetoi një uragan lumturie dhe kuptoi që jo çdo mundim të bën të vuash”.

Selvije Jao theksoi se prej momentit kur u bë nënë filloi të vlerësojë më shumë femrat pasi e përjetoi edhe vetë ndjesinë e të sjellurit në jetë një fëmijë.

Postimi i plotë:

Ne jete s’kisha provuar ende te ndjesh dhimbje kaq te madhe ne trup por 1 uragan lumturie ne shpirt. Prej këtij momenti e vlerësova edhe 100 here me shume 1 femër pasi e përjetova vete ndjesinë qe inshallah çdo femër do e arrij dhe do e kaloj

Operacioni cezarian nuk ishte i lehte, dhimbjet e forta dhe zgjimi pas anestezioni nuk ishin te përballueshme te paktën për mua por kur mora Roelin ne kraharor e kuptova se jo çdo dhimbje te dhemb, jo çdo mundim te bën te vuash. Ndonjëherë shpërblimi është shume i madh, është thesari qe ti e ke pritur gjithë jetën, është lutja e pranuar nga Allahu i Madhëruar.

Nuk është e lehte edhe te kesh 1 bebush kur ende nuk mu te ngrihesh mirë nga krevati, por s’do ta ndryshoja këtë me asgjë ne bote.

Ne pamundësi për tja kthyer secilit urimet doja te ju falënderoja 1000 here e te ju uroja te gjitha te mirat e botes. Lutem qe Allahu i Madhëruar tua plotësoj ato copëzat e shpirtit, tua plotësoj dëshirat e zemrës suaj, tua ruaj shëndetin dhe familjen tuaj e te ju gëzoj me çka t’ju dojë shpirti

Ju faleminderit nga zemra sinqerisht.

Image
Selvije Jao me fëmijën
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat