Donaldi flet për Beatrix: Unë i mbyll Instagram-in asaj

Mediale Vip

Donaldi flet për Beatrix: Unë i mbyll Instagram-in asaj

Më: 26 janar 2022 Në ora: 19:44
Donaldi dhe Beatrix

Sot në oborr Donaldi ka folur për Beatrix me Arjolën dhe Beniadën.

Në një moment u vendos nga ‘Vëllai i Madh’ kënga e saj dhe ai tha se e ka marrë shumë malli.

Më pas Beniada po e ngacmonte dhe po thoshte që gjithë më të mirët janë jashtë madje se ka dhe shumë meshkuj sexy jashtë.

“Se di pse po unë kam super besim te Trixa është një vajzë që të jep shumë besim dhe kam shumë besim te ajo”,- tha Donaldi.

Beniada vazhdoi me ngacmimet dhe po i thoshte se asaj mund t’i shkruajnë fansat në Instagram, adhurues dhe ai s’mund ta ndalojë.

“Në Instagram?! Unë ia mbyll Instagram-in asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…” ,- po thoshte ai me shaka.

Më pas po flisnin për mamanë e Beatrix dhe Donaldi tha se nuk e ka takuar, por Romeo po dhe i ka thënë se është super tip. Të njëjtën gjë ia konfirmoi dhe Arjola.

Kujtojmë se Donaldi ka shprehur disa herë se është natyrë shumë xheloze dhe madje e ka quajtur veten disi ‘i sëmurë’ në një lidhje. Po nuk ka mohuar as faktin se edhe vajzat krahë tij kanë qenë xheloze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat