Mozzik dhe Elvana Gjata publikojnë këngën e re “Ska”

Mediale Vip

Mozzik dhe Elvana Gjata publikojnë këngën e re “Ska”

Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:29
Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar në mesnatë (e enjte) projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me artisten nga Shqipëria, Elvana Gjata, projekti i të cilëve është kompletuar edhe me videoklip.

“Ska” mban titullin kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”.

Teksti është shkruar nga vet 26-vjeçari, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.

Videoklipi ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) edhe në vitin që lamë pas solli një sërë projektesh të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat